AKR me mbledhje komemorative për Ibrahim Rexhepin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajnë mbledhje komemorative për të nderuar jetën dhe veprën e ish gazetarit dhe ekonomistit Ibrahim Rexhepi.

Përmes një njoftim për media, ata kanë njoftuar se kjo mbledhje do të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me fillim në ora 10:00.

“Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut dhe bashkëpunëtorit tonë z.Ibrahim Rexhepi, Aleanca Kosova e Re mban mbledhje komemorative për ta nderuar jetën e dhe veprën e z.Ibrahim Rexhepi. Mbledhja komemorative do të mbahet nesër me datë 09.10.2018, në sallën e Teatrit Kombëtar në Prishtinë, me fillim në orën 10:00”, thuhet në komunikatën e tyre.