AKR i përgjigjet ftesës së Haradinajt- ky është kushti për lidhjen e koalicionit AAK- AKR

Pas lidhjes së koalicionit PSD- AAK dhe deklaratave të të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj se do t’i bëj ftesë edhe AKR-së për bisedime lidhur me ndonjë koalicion parazgjedhor, ka ardhur edhe përgjigja e kësaj të fundit.

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli tha për Gazetën Blic se deri më tani nuk kanë marrë ndonjë ftesë nga Haradinaj. Shtoi se nëse do të ftohen si AKR nga Haradinaj, do të marrin pjesë në një takim me tashmë koalicionin e parë parazgjedhor AAK- PAD.

“Çdo ftesë që dikush na thërret ne shkojmë sepse ne jemi së fundmi miq. Armiqësi nuk ka mund të ketë dallime politike por një qëllim e kemi. Ta dërgojmë Kosovën përpara. Mirëpo, sa i përket koalicioneve ne duhet të shiqojmë në strukturat tona. Nuk do ta bëjmë ndonjë koalicion ad- hoc, nuk do ti shikojmë interesat tona personale por atë të përgjithshëm. Primare për ne është zhvillimi eknomik. Nëse shohim përafrime në këtë pikë, atëherë mund të bisedojmë. Pra, e rëndësishme është që me atë parti që kemi ngjashmëri me të edhe të bisedojmë”, tha Makolli.

I pyetur nëse do të mund të futen në ndonjë koalicion me AAK-në, Makolli tha se edhe një opsion i tillë mund të ndodhë.

“Edhe ky opsion mundet me qenë, sepse çdo thirrje ne i përgjigjemi por duhet të bisedojmë njëherë me ekspert tanë. Qëllimi nuk është të dërgojmë aq shumë deputetë”, tha ndër të tjera ai.

AKR, ngjashëm sikurse edhe disa parti tjera në vend, ka përjashtuar PDK-në nga ndonjë koalicion i mundshëm.Tha se një gjë e tillë tashmë është bërë “hit”.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka lidhur koalicion parazgjedhor me partinë e udhëhequr nga Shpend Ahmeti, PSD.

loading…