AKR e gatshme për zgjedhje, kërkon nga Presidenti sa më parë t’i shpall ato

Aleanca Kosova e Re vlerëson se me situatën e fundit në Kosovë me dorëheqjen e kryeministrit, Ramush Haradinaj është krijuar një momentum i ri politik i cili duhet të trajtohet me një përkushtim serioz nga të gjitha palët, në mënyrë që vendit t’i garantohet një perspektivë e qëndrueshme demokratike.

“Aleanca Kosova e Re vlerëson se zgjedhjet e parakohshme janë të domosdoshme dhe se qytetaret e Kosovës në këto rrethana, duhet të shprehin vullnetin e tyre të plotë të zgjedhim qeverinë e re e cila do të udhëheqë me vendin nën respektim të ligjit dhe vlerave demokratike dhe të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik dhe integrime gjithëpërfshirëse të vendit tonë.

Aleanca Kosova e Re është e gatshme për këtë sfidë dhe kërkojmë nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të ushtrojë kompetencat e veta kushtetuese që sa më parë t’i jep zgjidhje kushtetuese situatës së krijuar pas dorëheqjes së Kryeministrit.

Aleanca Kosova e Re është e përkushtuar që të angazhohet për institucione të qëndrueshme dhe demokratike dhe do të japë kontributin e vet në të gjitha proceset me rendësi për Kosovën drejt paqes dhe stabilitetit në vend”, thuhet në njoftimin e AKR-së.

loading…