AKR do hyjë në zgjedhje si koalicion

Sapo ka përfunduar edhe një konsultim i radhës në mes të përfaqësuesve të partive politike dhe u.d. e Presidentit Vjosa Osmani.

I radhës ishte me këshilltarit e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Jetlir Zyberaj.

Zyberaj para gazetarëve deklaroi se diskutuan në lidhje me caktimin e ditës së zgjedhjeve, duke thënë se fundi i janarit dhe fillimi i shkurtit janë opsionet për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Zyberaj ka thënë tutje se se si subjekt politik po synojnë të hyjë në koalicion parazgjedhor me ndonjë subjekt politik.

“U pajtuam që do ta zgjidhim dhe të caktohet një datë sa më e shpejtë e mundshme në mënyrë që krizat kushtetuese të votohen. Keni parasysh që nevojitet goxha shumë kohë, që pas përfundimit të zgjedhjeve të certifikohen rezultatet. Do të caktohet një datën që mund të jetë fundi i janarit ose fillimi i shkurtit

Jemi në diskutime, opsioni ma i mundshëm është krijimi i një koalicioni me ndonjë subjekt politik besoj brenda javës do të marrë epilog kjo çështje”, tha Zyberaj.