AKP transferon rreth 107 milionë euro në Buxhetin e Kosovës

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Buxhetin e Republikës së Kosovës në shumën prej 106.800.00 milion eurosh.

AKP me transferimin e fundit në Buxhetin e Republikës së Kosovës deri më tani ka transferuar në total shumën prej 326 milion euro.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 45 në shumën totale prej rreth 9.5 milion eurosh. Në këtë shitje AKP ka ofruar 98 asete për të cilat ka pranuar 148 oferta.