AKP shpalli rezultatet e shitjes përmes likuidimit Nr. 51

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) sot në ceremoninë e hapjes së ofertave të Shitja e Aseteve në Likuidimi – 51 përmes metodës së likuidimit shpalli çmimet më të larta të ofruara për asetet e ndërmarrjeve shoqërore që ishin në dispozicion për shitje.

Për 125 asete sa ishin në shitje konkurruan 79 ofertues, ndërsa vlera e tërësishme e ofertave më të larta ishte 3 milionë e 12 mijë 433 €uro.

Dorëzimi i ofertave nga investitorët, hapja e ofertave dhe publikimi i rezultateve, u bënë para përfaqësuesve të mediave, përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës së Avokatëve të Kosovës si dhe investitorëve të pranishëm, ndërkaq është bërë transmetimi i drejtpërdrejt i ceremonisë përmes faqes zyrtare të internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit: www.pak-ks.org, duke mundësuar përcjelljen e ceremonisë edhe për të gjithë qytetarët e interesuar që s’kanë qenë të pranishëm në sallë.

Për rezultatet tabelare vizitoni ueb faqen e AKP-së: www.pak-ks.org

loading…