AKP-ja zhvendoset nga barakat, kalon në objektin e “Rilindjes”

Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, sot, bashkë me Sekretarin e Ministrisë së Administratës Publike, Artan Berisha, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi, e cila mundëson mbylljen e procedurave për fillimin renovimit të objektit të Rilindjes për nevoja të AKP-së.

“E patolerueshme që një staf i mrekullueshëm e profesional, të punoj në hapësirat ekzistuese me rrezik edhe shëndetësor dhe që nuk plotëson as minimalisht kriteret për punë. Falënderim për Ministrin Mahir Yağcilar për mbështetjen dhe bashkëpunimin”, ka thënë Tolaj.

Me këtë marrëveshje, zyret e AKP-së do të vendosen në objektin e shtypshkronjës “Rilindja”. /Ballkani.info/

loading…