AKP hap valën e 55-të të privatizimit, Hoti: Çka po ndodh?

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka hapur valën e 55-të të shitjes të aseteve ku përfshihen toka dhe lokale afariste.

E lidhur me këtë zhvillim ka reaguar ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

Hoti e ka pyetur se çka po ndodh me vendimin e marrë nga qeveria që udhëhoqi ai dhe kjo aktuale ku është ndaluar privatizimi i mëtutjeshëm i aseteve nga AKP.

“Çfarë po ndodh me Agjencinë Kosovare të Privatizimit?! Paska hapur valë të re të privatizimit të 55 aseteve, ku përfshihen toka dhe lokale afariste e asete të tjera. A është anuluar vendimi i Qeverisë paraprake, i konfirmuar edhe nga Qeveria aktuale, që e ndalonte privatizimin e aseteve që janë në menaxhim të AKP?!”, tha Hoti.