AKK ende pa bord – A është kjo arsyeja e ndritjes së çmimeve në Kosovë?

Numër i madh i produktete ushqimore bazë dhe shumë shërbimeve të tjera në vend kanë pësuar rritje çmimesh në dy muajt e fundit.

Ngritja e çmimeve të artikujve ushqimorë është fenomeni që së fundi ka ngjallur shume reagime të qytetarëve.

Qytetarët kanë adresuar ankesat e tyre në Autoritetin e Konkurrencës për ngritjen e çmimeve.

Duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta të familjeve kosovare, çmime të tilla po janë vështirë të përballueshme.

Shqetësimet dhe pakënaqësitë e konsumatorëve dhe tregtarëve janë adresuar tash e disa herë te Qeveria e Kosovës.