Rexhep Qosja, shkrimtar dhe albanolog i njohur, ka shkruar një status relativisht të gjatë, në të cilin ka treguar se më 9 shkurt do të votojë për Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, përmes një gjuhe goxha militante, Qosja ka renditur “arsyet” e votës pro Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Çfarë shkroi Qosja?
Shkrimin e akademik Qosjes mund ta ndajmë në dy dimensione. I pari dimension është përkrahja me terme superplative për Kurti, ndërsa dimensioni i dytë është kritika e sulmi me gjuhë të ashpër ndaj opozitës.
Që në hyrje të tekstin, Qosja ka treguar se nuk ka votuar në zgjedhje që nga viti 2000. E pastaj, Qosja nis e lavdëron Kurtin, duke treguar dy arsye themelore për votën e 9 shkurtit. Arsyeja e parë është votë pro Kurtit, arsyeja dytë është votë ndëshkuese ndaj opozitës.
“Do të votoj sepse më kanë nxitur para së gjithash dy të dhëna: e para, ligji që ka miratuar Qeveria me Kryeministër Albin Kurtin për sekuestrimin e pronës, pasurisë së paligjshme, korruptueshëm të fituar, dhe e dyta fushata zgjedhore e opozitës. Është kjo një fushatë zgjedhore e pandodhur, e padëgjuar ndonjëherë në Kosovë.
Do të votoj sepse është kjo një fushatë që e shënojnë sasiorisht dhe kuptimisht urrejtje, gënjeshtra, shpifje, e kjo domethënë mungesa elementare e përgjegjësisë etike për veprimin dhe mendimin e pjesëmarrësve në fushatë!” – ka shkruar Qosja.







