Akademia e Shkencave të Kosovës dhe ajo e Malit të Zi bashkë për kërkimin e fondeve nga Evropa

Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me atë të Malit të Zi.

Kryetari i ASHAK-ut, Nexhat Daci, tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për dy vendet, njofton Klan Kosova.

“Dita e sotme është një ditë e mrekullueshme e cila hap mundësitë që seksionët e dy akademive të fillojnë bashkëpunimin me projekte konkrete”.

Ndërkaq, homologu i tij Dragan Vukçeviq tha se ky bashkëpunim do të ketë një kontribut i madh për dy akademitë.

“Protokolli është një hap i rëndësishme për bashkëpunimin tonë. Jam i sigurt që do të ketë një kontribut shumë të madh nga ky bashkëpunim. Ne kemi diskutuar për hapa konkretë dhe do të ishim shumë të kënaqur që pjesëmarrësit e ASHAK-ut nga Kosova të marrin pjesë në Akademinë tonë”.

“Mund të kemi shkëmbim të artistëve tanë dhe propozojmë edhe shkëmbime të ndryshme në fushën e arteve”.

“Një gjë është e rëndësishme që ne bashkërisht të aplikojmë për fonde ndërkombëtare. Evropën, që e kemi qëllim edhe ne edhe ju ka, ka fonde për projekte dhe jam i sigurt që nëse aplikojmë bashkë do t’i arrijmë këto fonde”.