Ajri përsëri i ndotur në Prishtinë, ky është niveli

Me reshjet e dendura të borës, edhe niveli i ndotjes së ajrit u kthye në kryeqytet, pas disa ditësh kthjellim.

Kështu, sipas matjeve të bëra sot në ora 16:00, ajri në Prishtinë ka arritur në shkallën i pashëndetshëm, shkruan Indeksonline.

Sipas matësit të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, niveli i ndotjes është në 119 pmm.

Kujtojmë se ndotja tash e dy vitet e fundit po arrin në nivel të lartë të ndotjes, duke arritur nganjëherë në nivelin i rrezikshëm.