Ajri në Prishtinë s’ka qenë kurrë më i keq sesa sonte
Në Prishtinë sot është thyer rekordi i ndotjes së ajrit. Cilësia e ajrit nuk ka qenë asnjëherë më e keqe në kryeqytetin e Kosovës se në mbrëmjen e sotme.
Gjendja e ajrit në kryeqendrën e Kosovës vazhdon të jetë e tmerrshme për shëndetin e njerëzve.
Sipas matjes më të fundit, të bërë në orën 19:00, nga Qendra për matjen e cilësisë së ajrit, e vendosur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, ajri në kryeqytetin kosovar është “i rrezikshëm” për shëndetin.
Në Prishtinë cilësia e ajrit është aktualisht në nivelin e 493 ppm (grimcave në milion), tregon kjo qendër në ueb-sajtin e saj.
Qytetarët këshillohen që të dalin me maska jashtë në qytet.