i ndotur

Ajri i ndotur rikthehet në Prishtinë

Me uljen e temperaturave në Kosovë, cilësia e ajrit në kryeqytet është përkeqësuar.

Teksa i afrohemi orëve të mesnatës, Prishtina gjindet përsëri në mesin e 10 vendeve me ajrin më të ndotur në botë.

Momentalisht, ndotja e ajrit shënon nivelin prej 149 PPm.

Lidhur me të njëjtën çështje, nga institucionet përkatëse është paralajmëruar se do të ndalohet përdorimi i thëngjillit si lëndë djegëse për ngrohje.

Kujtojmë se vitin e kaluar Prishtina e kishte gjetur veten në vendin e parë në botë për ndotjen e ajrit.

Matja e cilësisë së ajrit bëhet nga instrumentet e vendosura nga ambasada amerikane