Ajër shumë i ndotur në Prishtinë, matësit e cilësojnë të dëmshëm për shëndetin

Rënia ekstreme e temperaturave ka sjellë edhe ajrin tejet të pashëndetshëm në Prishtinë.

Aktualisht, matësi i Ambasadës Amerikane tregon nivelin ndotës prej 183 Ppm.

Ky nivel është tejet i dëmshëm për njeriun.

Vlen të ritheksohet se çështja e ajrit të ndotur në kryeqytetin kosovar është ndër problematikat me të cilën prishtinasit përballen që një kohë të gjatë.

Shkaqe kryesore për këtë sipas vlerësimeve thuhen të jenë gazrat që lirohen nga veturat dhe djegia e qymyrit për ngrohje.