Ajër shumë i dëmshëm të enjten në Prishtinë

Prishtina ka regjistruar ajër shumë të ndotur të enjten mbrëma, njoftoi Ambasada amerikane në matjet e kryera. Sipas njoftimit, në kryeqytet ndotja e ajrit ka shkuar në shkallën 238, që po konsiderohet “shumë i pashëndetshëm”.

AQ-ja bën të ditur nëpërmjet matjeve se lokacioni me ajrin më të ndotur është pranë rrugës “Gazmend Zajmi”.

Viteve të fundit, Kosova, e konkretisht kryeqyteti, ka pasur probleme me ajrin e ndotur. Matjet e kanë paraqitur si qytetin më të ndotur në botë.

Image

Studime të shumta kanë treguar se ajri i ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e njeriut. Pos dëmeve në mushkëri e rrugëve të frymëmarrjes, ai ka efekte edhe në tru.