“Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje”, flet avokati e kosovarit që u vetëvra në Francë

Vetëvrasja e një kosovari në Francë, ka bërë bujë të madhe në mediat franceze e sidomos deklarata e avokatit të tij Abraham Hervé Diompy.

Ai në një deklarim ka thënë se ish-klienti i tij ka shkuar në Francë para 15 viteve.

“Ai mbërriti në Francë rreth 15 vjet më parë, duke ikur nga konfliktet ndëretnike dhe një situatë të paqëndrueshme politike”, tha avokati i tij, duke pasur parasysh dosjen që i është komunikuar.

Më tutje është zbuluar se personi në fjalë ka ikur nga Kosova me vëllanë e tij, ndërsa ka të kaluar traumatike lidhur me vrasjën e 15 anëtarëve të familjes.

“Ai kishte një të kaluar të dhimbshme traumatike të lidhur me vrasjen në të njëjtën ditë të pesëmbëdhjetë anëtarëve të familjes së tij. Ai u largua nga vendi i tij me vëllain e tij, i cili do të jetonte në Alsace. Ai nuk ka më familje, nuk ka më njeri atje.”.