“Ai njeri dridhet, nuk e dëshiron përballjen” – McGregor vazhdon me thumbime ndaj Khabibit për rimeç në këtë vit

Conor McGregor po vazhdon me thumbime ndaj Khabib Nurmagomedovit shkaku i rimeçit që e dëshiron në këtë vit.

Irlandezi do të përballet më 18 janar me Donald Cerronen në kuadër të UFC 246 në Las Vegas, por atij i intereson ripërballja me rusin.

“Ai njeri dridhet. Nuk e dëshiron përballjen. E kuptoni. Ai po tenton që mos të humb sërish. E ndjejë një se ai është i fëlliqur. Kjo është e gjitha. Ai ka frikë”, ka thënë McGregor.

Irlandezi pastaj vazhdoi të shpjegojë se si një ndeshje mes dy ikonave globale është një luftë që të gjithë duan të shohin.

‘Të gjithë e dëshirojnë atë. Presidenti e dëshiron atë. [Presidenti i UFC] Dana [White] e dëshiron atë. Të gjithë e dëshirojmë. Ai mund të vrapojë, por ai nuk mund të fshihet. Unë mezi pres atë”, ka shtuar më tej ai.

Përballja e tyre e parë kishte ndodhur në tetor të vitti 2018 në kuadër të UFC 229, derisa Khabib kishte fituar në raundin e katërt nga irlandezit.

McGregor ishte kritikuar për përgatitje të ulët në përballjen e parë, derisa rusi po refuzon tani të përballet me të dhe i ka vënë kusht dhjetë fitore në mënyrë që ta fitojë rimeçin.