“Ai ka këmbët, unë sytë dhe së bashku jemi një ekip ëndrrash”

Melania Knecht dhe Trevor Hahn janë nga Kolorado dhe të përbashkët kanë pasionin për aktivitetet në ajër të pastër.

U takuan rastësisht gjatë një stërvitjeje dhe prej atëherë nuk ndahen, kanë vijuar aventurat duke u ngjitur edhe në male.

Knecht ka 29 vjet dhe është prekur nga një defekt i lindur në shtyllën kurrizore dhe që në lindje ka ecur në karrige me rrota.

Trevor Hahn është 42 vjeç dhe prej 5 vitesh humbi shikimin për shkak të një glaucome. Së bashku kanë nisur ekskursionet në male. Hahn e mban në shpinë Knechtin.

“Ai ka këmbët, unë sytë dhe boom! Së bashku bëjmë një skuadër ëndrrash”, shpjegon 29-vjeçarja.

Të dy kanë një faqe Instagrami ku publikojnë aventurat e tyre dhe aty kanë deklaruar se sfida e radhës do të jetë të ngjisin një mal mbi 4 mijë metra të lartë.

https://www.instagram.com/p/Bz6eykuFrID/

loading…