“Ai donte familje, unë s’doja fëmijë tjetër”, Adriana flet për ndarjen nga i dashuri 20 vjet më i ri

Deputetja Adriana Matoshi dhe partneri i saj, Keith Owen Groeneveld kanë qenë një nga çiftet më të përfolura.

Ata u komentuan shumë gjatë për shkak të diferencës së moshës që kishin mes vete, shkruan lajmi.net.

Së fundi rreth kësaj ndarje ka folur vetë. deputetja dhe aktorja, Adriana Matoshi.

E ftuar në një intervistë në “ATV”, ajo tha se Keith ndryshe nga ajo, kërkonte të krijonte familje dhe të kishte fëmijë.

“Është e vërtetë që unë me Keith nuk jemi më. Nuk jemi ndarë duke u përlarë, nuk jemi ndarë duke u sharë, nuk jemi ndarë duke urryer. Thjesht jemi ndarë se e kemi parë të arsyeshme që të mos jemi më bashkë. Mund të them shlirë nëse unë kisha menduar vetëm për veten time unë isha akoma bashkë, kam menduar për më larg. Nuk kam thënë që do të zgjasë tërë jetën. Nuk kam qenë e gatshme, Keith ka dashur shumë të krijoj familje. Nuk kam dashur edhe një fëmijë tjetër. Ai ka qenë shumë më i ri në moshë. Ai duhet të fokusohet në punë, në karrierë e në fund edhe në familje”, u shpreh Adriana.