Ahmeti tregon se a do të kandidojë sërish për kryetar të Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth kandidimit të tij për mandatin e tretë për të parin e kryeqytetit.

Ahmeti tha se nuk ka vendosur ende se a do të kandidoj edhe për një mandat të tretë, pasi për të dy mandate janë të mjaftueshme.

” Nuk kam vendosur ende, por kam thënë se dy mandate për mua janë të mjaftueshme”, tha Ahmeti.

Ai tha se Prishtina si kryeqytet ka interesim të madh për të ditur se kush janë kandidatët që synojnë postin e të parit, por sipas tij, ende ka kohë për të bërë një veprim të tillë kushdo qoftë nga çdo parti.