Ahmeti thotë se është nënshkruar kontrata për projektin me parkingje në “Dardani”

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes facebookut se është nënshkruar kontrata për projektin: Rekonstruimi i rrugëve dhe parkingjeve në lagjen Dardania.

Parkingjet që do të ndërtohen përmes këtij projekti:

1. Parkingu në pjesën e kryqëzimit të rrugëve “Ilaz Kodra” dhe 2. “Mustafa Venhari”, krahu veri-lindor

3. Parkingu në pjesën e rrugës ”Ilaz Kodra”(,,Te Ora”)

4. Parkingu në pjesën e kryqëzimit të rrugëve ”Ilaz Kodra”dhe”Lekë Dukagjini”

5. Parkingu në zonë ,,Natyra”

6. Parkingu në pjesën e kryqëzimit të rrugëve “Ilaz Kodra”, profili i rrugës dykahore(tërthor)

7. Parkingu te “Santeja”

8. Parkingu në afërsi të shkollë ,,Xhemajl Mustafa”

9. Parkingu në afërsi të ”Termokosi ”(1)

10. Parkingu në afërsi të ”Termokosi”(5)

11. Parkingu në fillimin e rrugës ”Ilaz Kodra”

12. Ndërtimi i ri i parkingjeve në rrugën,,Ilaz Kodra”(afër shtëpisë së shëndetit)

13. Ndërtimi i ri i parkingut në rrugës ,,28 Nëntori”

Vlera e projektit, njofton Ahmeti, është 348,738.94Euro

“Falënderojmë qytetarët e Dardanisë për mirëkuptim, dhe njoftojmë se së shpejti fillon edhe ndërtimi i lidhjes me Emshir si dhe rrugës së Tunelit. Po ashtu të parapara janë edhe shtigjet e bicikletave për këtë lagje”, përfundon njoftimi.

loading…