Ahmeti thotë se do ta dërgojë në gjykatë çështjen e Policisë së Prishtinës

Një milion euro ka ndarë Komuna e Prishtinës për paga të policëve të Prishtinës. Por përkundër buxhetit ekzistues, policia komunale ende nuk është bërë.

Kryetari Shpend Ahmeti thotë se do ta dërgojë çështjen në gjykatë, nëse Ministria e Punëve të Brendshme nuk bën udhëzimin administrativ, që i hap rrugë policisë së qytetit.

Ahmeti thotë se neglizhenca nga niveli qendror po reflekton si frikë për humbje të pushtetit. Ai thotë se policia komunale do të merrej vetëm me probleme të rendit lokal.

Policia e Prishtinës është obligative, me Ligjin për kryeqytetin. Që nga miratimi i këtij ligji Prishtina ka arritur të fitojë vetëm grantin shtesë nga niveli qendror.