Ahmeti reagon për varrimin e serbes: Mos ia humbni veprimin e mirë BIK-ut

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmet ka reaguar pas raportimeve se qytetarja serbe është varrosur sot nga Bashkësia Islame pasi që nuk e kishte askënd.

Ahmeti ka reaguar pas një faqe nga Graçanica ka publikuar foto dhe video ku prifti serb shihet në varrimin e qytetares me emrin Radmila.

Postimi i plotë:

Pash reagime nga ëebfaqe serbe!  Ky është reagimi im i fundit në lidhje me këtë nga respekti për qytetaren R.Z. të ndjerë e cila nuk meriton përmendje të tillë pas vdekjes!

Për bashkëqytetarët e mi serb:

Nuk është varrimi kredit për askënd, e as akuzë për dikënd.  As nuk është garë.  Shtepia e Pleqeve e ka thirre BIK-un dhe ata neve, pastaj ne e kemi thirre komunen e Gracanices ku personalisht është marr një zyrtare por si qytetare. Ka ndihmu edhe OSBE-ja. BIK-u e ka dergu arkivolin, e kane transportu deri te varrezat ortodokse bashke me krejt çka është kërkuar. Ideja ka qene me falenderu Bashkesine Islame qe nuk jane marre me elemente fetare dhe gjera te tilla, por vetem kane ndihmuar.  Për neve si Komunë është përgjegjësi.  Për BIK është edhe vullnet edhe thirrje për harmoni. Për tu aplauduar toleranca.

Mua fare nuk më bën përshtypje se a është shqiptare apo serbe, më bën përshtypje se si dikush mbetet vetë, pa askënd dhe pa ndihmë.  Sikurse ndër viktimat e para të Covidit që ishte bashkëqytetari shqiptar që nuk kishte njeri për ta varrosur ashtu edhe sot e ndjera Radmila.

Publikimi im ishte thirrje për mirëkuptim e jo për inat.  Prandaj, le të jetë komuna e Prishtinës apo Graçanicës, e le të jetë edhe Kisha Ortodokse organizatorja.  Por mos ja humbni veprimin e mirë BIKut.