Eksperti i sigurisë Tahir Ahmeti në një postim në facebook ka vlerësuar takimin e kryeministrit në detyrë Ramush Haradinaj me sindikatën e pavarur të zjarrfikësve.

Postimi i plotë:

Kryeministri në detyrë, z. Haradinaj, në takim me sindikatën e pavarur të zjarrfikësve, ka konfirmuar orientimin mbështetës për zjarrfikësit, por edhe zotimin për veprim konkret në realizimin e kërkesave legjitime të tyre. Në mbledhjen e radhës, Qeveria duhet që pa hezitim të ndajë mjetet për zjarrfikësit, kompensimet për orët jashtë orarit, ndrrimet e natës dhe festat shtetërore. Përveç që, pa mëdyshje ata e meritojnë, ato mjete atyre ju takojnë me ligj. Kryeministër, zjarrfikësit kan besuar shumë në vendimet e juaja për ta, mos i zhgënjeni ata në fund të mandatit tuaj, të paktën ndani këto mjete.