Ahmeti përqesh vendimet e qeverisë: 365 milionë për rimëkëmbje ekonomike? As për së afërmi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahemti, përmes një shkrimi në Facebook, ka përqeshur vendimet e Qeverisë së Kosovës ku u mor vendim që të shpërndahen 365 milionë euro për rimëkëmbje ekonomike.

Ahmeti tha se kjo ide nuk është rimëkëmbje ekonomike as për së afërmi.

“365 milion për rimëkëmbje ekonomike? As për së afërmi! P.Sh. 10 përqindshi i trustit nuk e rrit kërkesën agregate për të njejten vlerë dhe si shpenzim i lirë në konsum e ka efektin edhe më të vogël”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se ky vendim erdhi pas konsultave me ministrat e resorëve ekonomik.

“Hoti Sot, pas konsultimit me ministrat e resorëve ekonomik, me vendim të Qeverisë janë shpërndarë 365 mil euro nga fondi për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2020, për masat në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti.

Gjithashtu edhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka aprovuar Planin për Zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në shumë prej 365 milionë euro.

Bajrami tha se ky program përfshinë masa të rëndësishme që do të ndikojnë në rimëkëmbjen ekonomike të vendit.