Ali Ahmeti

Ahmeti – Palmer: Nuk ka të ndalur në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në Shkup u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan për çështje evropiane, Metju Palmer dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Në takim u diskutua rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, zbatimit të marrëveshjes së Prespës, reformave, si dhe integrimit Euroatlantik.

Ahmeti nënvizoi përpjekjet për të arritur përkrahjen e nevojshme në Kuvend dhe që dita e premte ishte vetëm fillimi i një procesi disamujor të zbatimit të marrëveshjes së Prespës.

“Përkushtimi jonë konstruktiv nuk do të mungojë as në javët në vijim deri në rrumbullakësim të procesit për integrimin e vendit në NATO dhe BE. Vendi dhe rajoni nuk kanë alternativë tjetër përveç se integrimit euroatlantik dhe miratimit të standardeve perendimore demokratike”, tha Ahmeti.