Ahmeti njofton për përfundimin e vitit shkollor, uron që shkollat t’i kthehen normalitetit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka uruar nxënësit e shkollave fillore për përfundimin e vitit shkollor.

“I uroj nxënësit për sukseset e arritura dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe plot sfida, si dhe i falënderoj prindërit e mësimdhënësit të cilët punuan me përkushtim që mësimi online të mos i lë nxënësit prapa më mësime”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Po e përfundojmë këtë vit shkollor në kushte krejtësisht të pazakonta. Përkundër pandemisë #covid19 që kushtëzoi mësimin online nga shtëpia për mëse 4 muaj, vazhduam #bashkë.

I uroj nxënësit për sukseset e arritura dhe durimin e treguar gjatë kësaj periudhe plot sfida, si dhe i falënderoj prindërit e mësimdhënësit të cilët punuan me përkushtim që mësimi online të mos i lë nxënësit prapa më mësime.

Uroj që në vitin e ardhshëm shkollor t’i kthehemi normalitetit dhe nxënësit bashkë me mësuesit t’i kthehen ambienteve shkollore!.