Ahmeti: Me Albinin nuk pajtohemi për shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti ka votuar sot në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Ahmeti përmes një postimi në Twitter tha se nuk është kundër që Kurti të votonte sot në Tiranë duke theksuar faktin se Lëvizja Vetëvendosje garoi në zgjedhjet atje.

“Edhe pse me Albinin nuk pajtohemi në shumë gjëra, votimi në Shqipëri nuk është një prej tyre. Mos harroni, përvec shtetësise, VV garoi në zgjedhje sot. Nqs asgjë më shumë, një votë më pak për kandidatët e vv nuk është fer”, shkroi Ahmeti.