Ahmeti: Lajmi për zgjedhje të reja është i mirë
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, do i mirëpres zgjedhjet e reja në Kosovë pasi që, sipas tij, vendi po shkon drejt një krize tjetër me votimin e buxhetit.
“Në qoftë se i vërtetë, lajmi për zgjedhje është lajm i mirë. E di që qytetarët janë lodh, e di që është kohë pandemie por është pikërisht kjo e fundit që më shtynë të besoj se zgjedhjet janë opsion i mirë. Nuk po e vlerësoj aftësinë e kësaj apo asaj qeverie – thjeshtë ishte e qartë që situata është e paqëndrueshme në kohë të krizës. Kuvendi nuk po mblidhet dhe nuk po diskuton gjërat e rëndësishme. Qeveria nuk i ka votat e qëndrueshme e as opozita nuk po i bën votat për rrëzim“, ka shkruar ai.
“Vetëm shpresoj se Kuvendi kalon buxhetin ose së paku autorizimet për dy muaj për buxhetin 2021. Përndryshe mbesim pa asnjë cent në kohën e krizës më të madhe!”, shtoi Ahmeti.