Ahmeti: Kosova dhe Shqipëria janë në krizë të përhershme

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë një koment lidhur me situatën socio-politike në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ahmeti, në ‘Facebook’-un e tij, ka thënë se këto dy vende janë në krizë të përhershme politike.

Ai tutje ka thënë se me kohën që i përkushtohet politikës, punët do të ishin më mirë.

Postimi i tij:

Kosova e besa edhe Shqipëria janë në krizë të

përhershme politike.  Nuk di shumë shtete tjera që tërë kohën janë në bllokime, presione, rrëzime.  E nuk di edhe shumë shtete tjera që katër netë të javls kanë debate politike në të gjitha kanalet kryesore.

Me kohën e shpenzuar, do të duhej ti kishim punët shumë më mirë.