Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se së shpejti pritet të fillojnë ndërtimet në Xhaminë e Madhe në këtë komunë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një videomesazhi në Facebook, ku ka uruar qytetarët me rastin e festës së Fitër Bajramin

“Pas shumë vitesh diskutimesh, dhe pas plot përpjekjeve, para disa javësh Bashkësia Islame përfundimisht ka aplikuar për leje në Komunën tonë për Xhaminë e Madhe apo Xhaminë Qendrore në Prishtinë. Gjatë javëve në vijim, gjatë ditëve në vijim ne bashkë me Bashkësinë Islame do të dakordohemi dhe do ta kemi dakordimin përfundimtar në mënyrë që ta kemi edhe lejen, e edhe ndërtimi e punimet të fillojnë në Xhaminë e Madhe”, ka thënë Ahmeti.