Ahmeti jep lajm të mirë: Nesër shpërndahen 2 mijë pako higjienike dhe ushqimore

Shpend Ahmeti ka njoftuar se një grup i vullnetarëve po ndihmojë për pako higjienike dhe ushqimore.

Ai tha se prej nesër do të fillojnë të shpërndahen 2 mijë pako për ata që kanë nevojë.

“Në këtë kohë te pasigurisë, një grup i Vullnetarëve po dëshmojnë solidaritetin e shoqërisë sonë. Prej nesër do të shpërndajnë 2 mijë pako higjienike e pastaj edhe ushqimore për ata që kanë nevojë. nga Prishtina”, ka shkruar Ahmeti.