Ahmeti jep detaje për edukatoren e cila dyshohet për koronavirus

Kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se edukatorja e kopshtit “Xixëllonjat” është testuar për koronavirus dhe presin gjatë ditës të del rezultati për të.

Ahmeti ka theksuar se nëse edukatorja rezulton negativ në testin për COVID-19, çerdhja do të fillojë punën që nga nesër.

“Sot i kemi testuar mbi 100 persona në QMF nga listat e ndryshe të cilat  besoj se deri nesër do t’i marrim rezultatet. Po ashtu edhe një çerdhe e kemi mbyll është çerdhja ‘Xixëllonjat’ të cilat  për shkak se burri i një edukatoreje ka dal pozitiv para 2 ditëve. Ne për të qenë në anën e kujdesit e kemi mbyll çerdhen, e dezinfektojmë. Presim rezultatin e edukatores nëse ajo del negativ, nesër e hapim çerdhen dhe mësuesja shkon në vetizolim për 14 ditë”.