Ahmeti e quan të mirë marrëveshjen, paralajmëron disa rreziqe

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të planit evropian është e mirë, nga prizmi pragmatik dhe jo akademik.

Sipas tij, nga aspekti pragmatik, do të ishte mirë që ta kemi njohjen reciproke në qendër, teksa ka paralajmëruar se normalisht ka edhe rreziqe.

“Mendoj që një njohje më e madhe reale nga Serbia. Ka rreziqe. Po më pengojnë diskutimet tona se a do të ketë apo jo Asociacion. Kurti e ka gjetur një strategji të mirë, duke thënë se e pranoj marrëveshjen”, tha ai në Rubikon të Klan Kosovës.

Për Ahmetin, Kurti po dëshiron të tregon se i ka lexuar të gjitha pikat apo nenet e planit të BE-së.

“Po do të tregojë se i ka lexuar krejt, si e lexon është që ajo pika ku marrëveshjet mbesin valide është se kjo marrëveshje nuk i zëvendëson ato”, shtoi Ahmeti.

“Asnjëri prej neve e as Zoti Kurti s’mund të shitemi francezë”.