Ahmeti: Çerdhet në Prishtinë do të rihapen, por me kushte

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas vendimit për masat e reja nga Qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke folur hapjen e çerdheve, ai ka thënë se komuna e Prishtinës synon hapjen e tyre, por me kushte të caktuara, për të cilat thotë se do të njoftojë ditëve në vijim.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se rihapja do të lejohet nga 3 gushti.

“Në ndërkohë presim përgjegjësi nga secili prind jo vetëm për fëmijët e tyre. Moslajmërimi i infeksionit në familje do të rezultojnë në ndëshkime. Por, për të gjitha detajet, do të ju lajmërojmë me kohë”, ka shkruar ai.