Ahmeti: A kam të drejtë t’i bëj kallëzim penal Qeverisë nëse lejon targa ilegale? Na shkoi shteti poshtë!

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar zhvillimet e fundit për situatën në veri, ku në Bruksel, Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hiqen bllokadat nga serbët afër pikave kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut, por nga ajo pjesë të largohet edhe Policia Speciale e Kosovës. Po ashtu, palët janë pajtuar të vendosjen e etiketave ngjitëse në veturat që hyjnë nga Kosova në Serbi dhe anasjelltas.

Ahmeti pyet se a ka të drejtë si qytetar të dërgojë kallëzim penal për Qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale nëse kjo marrëveshje nuk është ndërkombëtare dhe nuk është e ratifikuar.

“Meqenëse kjo nuk është marrëveshje ndërkombetare dhe nuk është e ratifikuar a kam drejte unë si qytetar me dërgu kallëzim penal për qeverinë për lejimin e veturave me targa ilegale ne Republiken e Kosoves. Qeveria nuk ka të drejtë të vendos masa në kundërshtim me ligjet sepse është precedent i rrezikshëm.

Sa e di unë asnjë ligj nuk ka ndryshu. Pra një njeri prej Brukselit ka vendos me suspendu një pjesë të ligjit. Në Republikë kjo nuk ec. Nesër me të njejtën logjikë a mundet zv kryeministri me suspendu dënimet për shpejtësi për Komunën e Gjilanit.

Marrëveshja edhe mund të jetë e mirë po mshelnu me letra se na shkoi shteti posht”, shkroi Ahmeti në Facebook.