Ahmetaj: Votat e Runikut nuk kanë efekt në renditjen e subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) me 6 vota pro dhe 3 abstenime ka votuar rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve që të hynë në rezultatet përfundimtare votat e një vendvotimi në Runik të Skenderajt.

Burim Ahmetaj, koordinatori në QNR gjatë raportimit në mbledhjen e KQZ-së duke treguar se të gjitha procedurat e numërimit janë në përfundim, theksoi se këto fletëvotimet duhet të procedohen nga KQZ-ja dhe të hyjnë në rezultatet përfundimtare.

Ahmetaj tha se në dy rekomandimet nuk cenohet renditja e subjekteve politike dhe nuk ka efekt në numrin e kandidatëve të këtyre subjekteve.Ahmetaj: Votat e Runikut nuk kanë efekt në renditjen e subjekteve politike.

“Nuk ka as efekt në renditjen e subjekteve dhe me numrin e mandateve. Pra, s’i u hoqën dhe s’i nuk u hoqën këto vota nuk kanë ndonjë efekt qoftë në vota të subjekteve ose në votat e kandidatëve.

Rekomandimet janë: rekomandimi I parë, për vendvotimin 2114B/01R, të cilit i mungojnë fletëvotimet e papërdorura dhe toleranca +/-3 tejkalohet deri në 450 (rubrikat në FPR për shkak të mungesës së fletëvotimeve të papërdorura, andaj, rekomandohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që të rritet niveli i tolerancës në 450 vetëm për vendvotimin 2114B/01R, në mënyrë që votat e rregullta brenda kutisë së votimit të votuesve të rregullt, të cilat janë të shpërndara për subjekte dhe kandidatë dhe të cilat nuk kanë mospërputhje të përfshihen në rezultatet përfundimtare”, theksoi Ahmetaj.

Ai mes tjerash tha se raportimi për humbjen e fletëvotimeve të papërdorura është bërë në ora 18:40 ose 20 minuta para se procesi i votimit të mbyllet dhe në orën 19:00 kur edhe mbyllet zyrtarisht procesi i votimit, brenda kutisë së votimit kanë mbetur fletëvotimet e përdorura, ndërsa jashtë kutisë së votimit dhe jashtë vendvotimit kanë mbetur fletëvotimet e papërdorura.

KQZ ka shqyrtuar vetëm këtë pikë të rendit të ditës në mbledhjen e aj të radhës.

loading…