Kandidati për deputet i AAK-së, Ramush Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ndërhyrjen në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut.

Ahmetaj përmes një postimi në rrjetin social Faceboo ka thënë se mohimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut është mohim i të drejtës për liri, raporton Ballkani.info.

“Albin Kurti duke e keqpërdor pozitën e kryeministrit të Qeverisë së Kosovës e ndihmoi dhe ndërhyri direkt në procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, duke e legjitimuar një strukturë opozitare që erdhi në pushtet për ta shkatërruar çdo gjë shqiptare që ishte ndërtuar me dekada, me mund e sakrifica të jashtzakonshme. I ndihmoi për të ardhur në pushtet ata që po bëjnë çmos për ta kthyer në pikën zero ligjin që lejon përdorimin e Gjuhës shqipe në Institucionet qendrore të Maqedonisë së veriut. Albini u bashkua në këtë valle së bashku më shumë përkrahës e bashkëmendimtar që po i shërbejnë kësaj teze jo të drejt dhe aspakt korrekte ndaj shqiptarëve atje. Mohimi i gjuhës është mohimi i të drejtës për të qenë i lirë, është mohim i identitetit dhe i të drejtës elementare për jetë. Bota e qytetruar e din se shqiptarët janë elementi kryesor shtetformues në Maqedoni”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Postimi i plotë: