Kandidati për deputet nga AAK-ja, Ramush Ahmetaj ka reaguar ndaj reduktimeve të ashpra të energjisë elektrike që kanë kapluar vendin.

Ai ka thënë se Kosova që katër vite është në terr si pasojë e keqqeverisjes së Albin Kurtit, shkruan Ballkani.info.

“Në terr me aleatët më kryesor të saj dhe në terr në të gjitha sferat e jetës. E këto tri ditë, qytetarët në vendbanime të ndryshme po përballen me mungesë të energjisë elektrike në këtë kohë të ftohtë dimri”, ka shkruar Ahmetaj në facebook.

Postimi i plotë: