Ahmet Isufi: Mos-heqja e taksës s’i rrezikon raportet Kosovë-Amerikë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh nënkryetar i partisë, Ahmet Isufi, ka ripërsëritur se taksa 100% ndaj mallrave të Serbisë është bërë për shkak se Serbia në vazhdimësi ka vepruar kundër Kosovës.

“Serbia e ka bërë të kundërtën edhe BE edhe SHBA edhe të gjithë që kanë qenë të involvuar në proceset që kanë pasë të bëjnë me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë është dashur ta pengojnë Serbinë”, ka thënë Isufi në Klan Kosova.

“Ne duke e parë që Serbia nuk po ndalet e kemi marrë vendimin, pra edhe tani themi të mos ndërhyjë, të ulen palët në dialog dhe normalisht që taksa hiqet”.

Isufi ka thënë që edhe nëse nuk hiqet taksa nuk rrezikohet miqësia mes Kosovës dhe Amerikës.

“Nuk rrezikohet miqësia mes Kosovës dhe SHBA-ve pasi ajo është tradicionale dhe është me shekuj e kultivuar dhe si e tillë do të mbetet pavarësisht qeverive të cilat ndërrohen”.