Ahmet Isufi flet pas operacionit: Tani ndjehem më i lehtësuar

Zyrtari i AAK-së, Ahmet Isufi, i është nënshtruar një operacioni në këmbë të cilin e ka kaluar me sukses.

Isufi ka njoftuar se tashmë gjendet në shtëpi, teksa ka falënderuar doktorin Arbër Tolaj dhe stafin e QKUK-së për punën e tyre.

“Tani ndjehem i lehtësuar në shtëpi, falë duarve të arta të Dr. Arbër Tolajt, kolegëve të tij dhe stafit të Repartit të Ortopedisë të QKUK-së që me përkushtim të madh mundësuan ta tejkaloj me sukses operacionin e këmbës. Falënderim të veçantë familjes që mu gjendën pranë, Kryetarit Haradinaj dhe kolegëve, shokëve e miqëve që më vizituan dhe të gjithë atyre që më kontaktuan përmes telefonit.  Në pamundësi për t’iu përgjigjur të gjitha mesazheve tuaja, ju dëshiroj shëndet dhe qofshi të uruar gjithmonë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë: