Ahmet Brahimaj shpallet qytetar nderi post mortum në Pejë

Ahmet Brahimaj është shpallur qytetar nderi post mortum në Pejë.

Kjo për kontributin e dhënë në fushën e baletit dhe për pjesëmarrjen në luftën e UÇK-së.

Brahimaj ishte ndër trupat e parë të Baletit të Kosovës.

Poashtu gjatë luftës së fundit në Kosovë ai shërbeu edhe si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, ka vdekur në moshën 66-vjecare vitin e kaluar.