Agron Llugaliu emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Agron Llugaliun, Drejtor të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës.  

Emërimi i Llugaliut pason përzgjedhjen nëpërmjet konkursit për drejtor të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, në një proces transparent e profesional të monitoruar nga përfaqësuesit e Projektit Britanik për Rekrutime në Pozita të Larta Drejtuese. 

Procesin deri në përzgjedhjen e drejtorit të ri të Doganës e ka monitoruar edhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Në faqen zyrtare ishte publikuar rezultati i procesit ku Agron Llugaliu printe me 64.5 pikë, i ndjekur nga Bahri Berisha me 62. 5 pikë.