Agron Kuçi jep lajmin e madh: Turne tradicional i boksit në nderim të Luan dhe Haxhi Krasniqit

Kryetari i Junikut, Agron Kuçi ka takuar sonte të rinjtë junikas. Ai me këtë rast atyre dhe të gjithë qytetarëve të Junikut ua ka dhënë lajmin e madh.

Sipas Kuçit, nga ky vit në Junik do të mbahet turneu tradicional i boksit. Ky turne do të mbahet në nderim të dy ikonave sportive ndërkombëtare të Junikut, boksierëve Luan e Haxhi Krasniqi.

Turneu është caktuar të mbahet më 28 Nëntor, në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Agron Kuçi në balotazhin e 14 nëntorit do të ballafaqohet me Ruzhdi Shehun e LDK-së.