Agon Amiga zbulon befasinë që ka përgatitur për fansa

Ka pak ditë që reperi Agon Amiga publikoi projektin e ri.

Agon Amiga menjëherë pas publikimit të këngës së re, ka nisur punën për një tjetër projekt, shkruan lajmi.net.

Reperi disa minuta më parë ka postuar një video në Insta-Story, përmes së cilës ka treguar që ka përgatitur edhe një këngë të re për këtë fundvit.

“Amiga po vjen, Amiga po vjen. Para vitit të ri edhe një sen shumë i sertë. Një bashkëpunim që 90% e juve nuk ua merr mendja me kë”, thotë Agoni.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Agon Amiga është “Oh Bir”, që ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube.