Agon Amiga, Soni Malaj dhe Daim Lala së shpejti me këngë të re

Reperi shqiptar, Agon Amiga, para pak ditëve solli këngën e re, “Bobi”, e cila u mirëprit nga publiku.

Mirëpo, verën nuk do ta mbyllë vetëm me këtë projekt pasi i ka njoftuar fansat e tij se po vjen me këngë të re.

Në këtë projekt ai bëri të ditur se po bashkëpunon me këngëtarët nga Shqipëria, Soni Malaj dhe Daim Lala.

“Soni Malaj, Agon Amiga dhe Daim Lala, ‘Të fala’, së shpejti”, ka shkruar Amiga në postimin e tij të ndarë me ndjekësit në Instagram.

Kjo është hera e parë që artistët kanë bashkuar forcat me njëri-tjetrin dhe nuk ka dyshim se diçka e bukur do të dalë nga ana e tyre.

https://www.instagram.com/p/BzvrUZuh_IB/

loading…