Agon Amiga i bëri “diss” Lumi B, kështu reagoi MC.Kresha

Një deklaratë e Lumi B që tha se te Babastars si të dashur për publikun kanë mbetur vetëm Getoar Selimi e Majku, pati zgjuar reagimin e Agon Amigës.

Ky i fundit, përpos që e shau e ofendoi Lumin përmes rrjeteve sociale, atij dhe Ledrit u kushtoi këngë, duke u bërë “diss”, te projekti “Oh Bir”, shkruan Ballkani.info.

E sonte, Agoni ka hedhur një fotografi me disa pjesë të kësaj kënge.

Duke qenë se bëhet fjalë për “diss” për reperët e lartpërmendur, foton e Agonit e pëlqeu reperi MC.Kresha.

Kresha njihet si mik i afërt i Ledrit dhe Lumit dhe vërtetë ka habitur me këtë ‘like’ që i bëri Agonit!/Ballkani.info/