Reperët
Agon Amiga e ka seriozisht, tani me “diss” kundër Lumi B?
Ata dikur ishin miq e madje ishin në një grup.
Por, deklarata e Lumi B se në Babastars nuk ka mbetur askush tjetër i mirë pos Majkut e Getoar Selimit, e ka nxehur keq reperin Agon Amiga, që është pjesë e labelit, shkruan Ballkani.info.
Agoni nuk i ka kursyer sharjet e ofendimet për Lumin.
E tani siç duket reperi nga BS po përgatit një “diss” kundër Lumit. Të paktën kështu kuptohet nga postet e tij, që nga fillimi i ofendimeve që i bënte Lumit, të cilin e quante “bir” dhe ia përdorte shprehjet “a t’kom thon”.
Të tilla shprehje Agoni po përdor prapë, prandaj duket sikur do bëj ndonjë këngë kundër Lumit. Mbase!/Ballkani.info/