Agon Amiga doli nga Babastars? Zbulohet e vërteta

Tash e sa ditë është duke u raportuar në mediat shqiptare për siç është thënë ‘krizën’ në grupin Babastars.

Agon Amiga, anëtar i këtij labeli ua ka hequr ndjekjen në Instagram Getoar Selimit, Majkut, Onatit dhe menaxherit Dekorim Sahitit, shkruan Ballkani.info

I vetmi person brenda BS që e ndjekë Amiga, është Cozman.

Si do që të jetë, edhe pse nuk i ndjekë, Agon vazhdon të jetë pjesë e labelit.

Këtë gjë e ka konfirmuar vet reperi përmes një fotografie të hedhur në Instagram ku shihet se në fund të shkrimit ka vënë pjesën “#babastars”.
https://www.instagram.com/p/Br-I5xshqhn/?utm_source=ig_web_copy_link